BASKETBOLLI KOSOVAR

Foto: KBPeja/Korniza/fb
Përcaktohen datat për afatin kalimtar dimëror
2 November, 2021 @14:38
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se në mbledhjen e fundit të Bordit të FBK-së janë marrë disa vendime.
Ndër të tjera, është vendosur edhe për datat e afatit kalimtar dimëror në basketbollin e Kosovës, ndërsa datat në fjalë do të jenë në fund të këtij viti dhe nuk përfshijnë vitin e radhës.
Në njoftimin e botuar nga FBK-ja është bërë e ditur se afati kalimtar dimëror do të zgjasë dhjetë ditë.
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 01.11.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim: 2. Ka vendosur që afati kalimtar dimëror për basketbollistët/et vendorë/e të hapet prej 20 deri më 30 Dhjetor 2021.” — është thënë ndër të tjera në njoftimin e botuar nga FBK-ja sot.