Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA MBARËKOMBËTARE

Përcaktohet numri i pjesëmarrësve në ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Përcaktohet numri i pjesëmarrësve në ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri


20 May, 2020 @12:49

Në një njoftim të lëshuar para pak çastesh Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se ka filluar puna intensive për jetësimin e ligës së përbashkët të basketbollit Kosovë - Shqipëri.

Në takim morën pjesë ekipet teknike, por edhe krerët e Federatave përkatëse, Arben Fetahu e Avni Ponari.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë muajit qershor, prej kur edhe do të nis puna zyrtare.

“Ekipet teknike do të udhëhiqen nga Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, derisa i gjithë procesi i përgatitjes së dokumenteve do të përfundojë deri në javën e dytë të muajit qershor, kur edhe pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet të dyja Federatave për themelimin e ligës së përbashkët,” ka shkruar njoftimi i FBK-së sot.

Ndërsa kreu i FBK-së Arben Fetahu në prononcimin e tij për faqen zyrtare të Federatës lidhur me ligën e përbashkët, që shpesh po quhet edhe mbarëkombëtare, por ende s’ka emër zyrtar ka thënë:

“Ideja e kamotshme e themelimit të një lige të përbashkët të basketbollit mes Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës do të realizohet nga edicioni garues 2020-2021. Marrëveshja e bashkëpunimit dhe financimit të Ligës Kombëtare në Basketboll do të formalizohet mes FSHB-së dhe FBK-së gjatë muajit qershor 2020, për një periudhë 4-vjeçare me mundësi vazhdimi,” ka thënë Fetahu, duke sqaruar se qëllimi i ligës është që të ngris konkurrencën, sigurimin e hapësirës për lojtarët vendor, etj.

Ndërkaq nga deklarata e tij vihet të kuptohet se liga do t’i ketë 8 skuadra dhe sistemi do të jetë me nga 14 xhiro të stionorit të rregullt.

“FBK dhe FSHB do të delegojnë nga katër ekipe për pjesëmarrje në Ligë. Për edicionin garues 2020-2021 do të vendoset sistemi i garave me vajtje-ardhje, me 14 xhiro të rregullta, në të cilat secili ekip me secilin luan së paku dy ndeshje. Liga do të mbikëqyret nga Bordi Drejtues i Ligës, në të cilin federatat pjesëmarrëse i delegojnë nga 2 përfaqësues, ndërsa përfaqësuesit e federatave në këtë bord e emërojnë unanimisht anëtarin e pavarur të bordit i cili do të shërbejë edhe si Kryetar i Bordit të Ligës,” ka sqaruar Fetahu.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga