Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATA DHE ORA E NDESHJES SË SHTYER

Përcaktohet orari i ndeshjes së mbetur, Bashkimi-Prishtina

Foto: KBBashkimi/ fb

Përcaktohet orari i ndeshjes së mbetur, Bashkimi-Prishtina


27 March, 2023 @15:20

Përballja e xhiros së XXVI të Superligës ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës që u shtye në fundjavën e 19-20 marsit, ka fituar datën e re të saj kur edhe pritet të luhet ndeshja.

Derbi i madh i dikurshëm, është përcaktuar të luhet më 30 mars 2023 me fillim prej orës 20:00 ka bërë të ditur Federata përmes orarit të lëshuar në pjesën e statistikave të ndeshjeve.

Kjo ndeshje ishte shtyer pasi që Prishtina luante PlayOffin e ENBL-së dhe kërkonte hyrjen në Final Four, që nuk e arriti në fund.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, sa i përket Superligës Bashkimi ka të siguruar pozitën e pestë këtë stinor në renditje dhe do të luajë çerekfinalen e PlayOffit ndaj Trepçës shumë të fortë këtë stinor. Gjithashtu, ekipi prizrenas u përjashtua nga BIBL pasi që nuk mund të udhëtonte!

Në anën tjetër Prishtinës i duhet fitorja për tu konfirmuar si ekipi që kryen stinorin e rregullt lider dhe që do të merr përparësinë e terrenit ndaj secilit kundërshtar, pasi që PlayOffit do t’ia nis nga gjysmëfinalja.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga