Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË ENJTEN, VENDIMTARJA

Përcaktohet termini i çerekfinales së fundit të playoffit

Foto: KBPrishtina/ fb

Përcaktohet termini i çerekfinales së fundit të playoffit


16 April, 2024 @15:13

Ka mbetur edhe një ndeshje çerekfinale për tu përmbyllë ky nivel i playoffit në Superligë. Pas fitoreve të shpejta të Yllit ndaj Bashkimit 2-0 dhe sigurimit të gjysmëfinales nga suharekasit, përballja mes Prishtinës dhe Vëllaznimit duhet të përcaktohet në ndeshjen e tretë, pasi që rezultati aktual i çerekfinales është 1-1 në seri.

E KB Prishtina ka bërë të ditur sot se termini për përballjen e fundit çerekfinale dhe vendimtare se cila skuadër do të arrijë gjysmëfinalen luihet të enjten më 18 prill me fillim prej orës 20:00. Prishtina fitoi ndeshjen e parë në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” ndërsa Vëllaznimi fitoi duelin në “Shani Nushi” për ët barazuar serinë.

PLAYOFF SKEMA

Ekipi që arrin dy fitore, siguron gjysmëfinalen e playoffit të Superligës. Fituesi i përballjes Prishtina-Vëllaznimi do të luajë në serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës, që ka qenë lidere e kampionatit të rregullt në Superligë. Prishtina ditë më parë triumfoi në Final Four të Ligës Ballkanike, duke fituar për herë të tretë trofeun e kësaj lige.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga