Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOG

Përforcimi amerikan i Istogut nis stërvitjet me ekipin

Samuel Taylor III në stërvitje me KB Istogu/ Fotot: KBIstogu/fb

Përforcimi amerikan i Istogut nis stërvitjet me ekipin


13 January, 2022 @14:32

KB Istogu gjatë afatit kalimtar të basketbollistëve në janar, në Federatë të Basketbollit të Kosovës regjistroi dy lojtarë.

Njëri ishte vendori Burim Maxharaj, ndërsa tjetri ishte amerikani Samuel Taylor III.

E sipas njoftimit të botuar nga klubi, amerikani Sam Taylor që arriti ditë më parë në Kosovë veçse ka nisur përgatitjet me ekipin dhe tashmë po inkorporohet në skuadër me bashkëlojtarë për të bërë Istogun konkurrent serioz në Ligë të Parë.

Sam Taylor III training KB Istogu

Istogu ka kryer pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë në zonë që dërgon në PlayOff për Superligë dhe tashmë ekipi po mendon që të konkurrojë mirë njërën nga katër pozitat e para, duke shpresuar në rezultate të mira përgjatë pranverës në Ligë të Parë.

Përndryshe, Troftat kanë kryer pjesën e parë të stinorit me bilans pozitiv në Ligë të Parë duke regjistruar pesë fitore karshi katër humbjeve pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, bilans ky që e ka edhe AS Prishtina e treta në renditje, por edhe Prishtina e Re që është e pesta në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë