Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Përfundoi afati

BOROZANI/ Lis Dorambari

Përfundoi afati


13 February, 2013 @18:13

PEJA

Liderja e BKT Superligës ka paraqitur katër kërkesa për regjistrim. Artin Gashi është rikthyer nga huazimi që ishte në Bashkim, derisa skuadra është përforcuar me qendrën Ersid Luca dhe dy amerikanët, Harouna Mutombo dhe Cyril Awere.

SIGAL PRISHTINA

 

Sigal Prishtina i ka ndërruar lojtarët e huaj në tërësi. Ditë më parë bardhekaltërit e kishin prezentuar përforcimin amerikan Akida McLain, derisa sot në drejtim të FBK kanë dërguar edhe dy kërkesa të tjera për regjestrim të lojtarëve Julian Terrell dhe Alvin Eugene Snow.

 

SIGKOS BASHKIMI

 

Ekipi nga Prizreni përveç treshes së huaj, Mark Dawson - Kejuan Johnson - Uzas Rokas, që kishte arritur marrëveshje më herët, në ditën e fundit të afatit kalimtar ka siguruar edhe shërbimet e plejmekerit të Pejës, Muhamed Hasani.

 

TREPÇA

 

Trepça sivjet gjatë gjithë kampionatit ka pasur probleme me lojtarët e huaj. Megjithatë ekipi mitrovicas arriti ta kompletoj ekipin duke e transferuar Ryan White-in nga RTV 21-shi dhe maqedonisin Daniel Milanovski, i cili ka luajtur edhe më parë te Trepça. Xehetarët në ekip kanë arritur ta mbajnë qendrën amerikane Dennis Mims, derisa ka pasur ndryshime edhe në shtabin teknik, pasi u emërtuar maqedonasi Pançe Milevski si kryetrajner i ekipit.

 

RTV 21

 

RTV 21 është skuadra që ka bërë më së shumti kërkesa për regjistrim të lojtarëve, gjithsej 6. Teleboysat kanë nënshkruar me Urim Zenelajn dhe Elvan Iljazin nga Sigkos Bashkimi, si dhe me Adrian Krasniqin i cili më parë ishte në prova po te ekipi prizrenas. Te ekipi nga kryeqyteti në stinorin pranveror do të luajnë edhe turk Ersan Ozseven dhe dy amerikanët, Brendon Roberson e Kendrick Johnes.

 

VËLLAZNIMI

 

Ekipi gjakovar që po ballafaqohet me probleme të shumta financare, në pranverë do të jetë skuadra e vetme nga BKT Superliga pa lojtarë të huaj. Vëllaznimi përforcimin e vetëm që e bëri, ishte huazimi i plejmekerit shtatshkurtër, Fisnik Juniku, nga RTV 21-shi.

 

DRITA

 

Drita në pranverë shumë lehtë mund të bëjë ndonjë befasi. Gjilanasit kanë mbajur në skuadër amerikanin Craig Blackmon, derisa kanë transferuar edhe dy të huaj të tjerë, fjala është për nigerianin Obinna Agomo dhe plejmekerin Brandon Shingles.

 

KOSOVA

 

Skuadra e vlerësuar si autsajdere në vjeshtë, megjithatë është kthjellur disi, duke paraqitur madje dy kërkesa për basketbollistë të huaj. Vushtrriasit kanë huazuar dyshen nga Trepça, Anton Maloku dhe Arian Tahiri, derisa edhe Ilir Osmani, i cili e kishte statusin e lojtarit të lirë, do të jetë pjesë e këtij ekipi në vazhdim të kampionatit. Basketbollisti boshnjak Elsen Elvir Karic dhe amerikani Jonathan Mandeldove, janë dy të huajt e Kosovës që do të mundohen ta sigurojnë ekzistencën në elitë.


 
Të gjitha lajmet nga