Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË G. E. YLLIT

Përgatitja e mirë na solli fitoren

Përgatitja e mirë na solli fitoren


31 January, 2021 @20:45

Trajneri i Golden Eagle Yllit, Fatih Emre Gezer, në deklaratën e tij pas fitores së vështirë ndaj Vëllaznimit ka thënë se përgatitjet e mira po i sjellin fitoret ekipit të tij.

“Kemi qenë jashtëzakonisht të koncentruar në lojë dhe tejet mirë të përgatitur. Veçanërisht mund të them për këto 3 ndeshjet e fundit,” ka thënë trajneri turk i suharekasve.

“Ne është dashur të luajmë me roster më të shkurtuar, për shkak të lëndimit të Gëzimit [Morina v.j.], por jam i lumtur pasi që mbrojtja është përmirësuar mjaft këto ditë dhe sulmi po përparon,” ka shtuar ai.

Me fitoren e sotme ndaj Vëllaznimit Golden Eagle Ylli ka dalë në vend të parë të renditjes tabelare të Superligës dhe ka bilans 13-6, njëjtë sikurse edhe ndjekësi në hap, Ponte Prizreni.


 
Të gjitha lajmet nga