Të gjitha lajmet

NGA FEDERATA

Përgatitjet për evropianin në Prishtinë, po vazhdojnë

Përgatitjet për evropianin në Prishtinë, po vazhdojnë


Teksti: FBK

30 March, 2020 @11:25

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke vazhduar me përgatitjet për FIBA U16 Kampionatin, Divizioni C sipas planit të paraparë në koordinim me FIBA Evropën.

FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C është në program prej 11 deri më 19 Korrik 2020 në Prishtinë.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila njëherësh është edhe Udhëheqëse e Komitetit Lokal Organizativ të Kampionatit Evropian për faqen zyrtare të FBK-së ka bërë të ditura detajet rreth përgatitjeve për këtë event shumë të rëndësishëm, jo vetëm për basketbollin, por edhe për sportin kosovar në përgjithësi.

“Pavarësisht situatës së krijuar me COVID-19, stafi i zyres ekzekutive të FBK-së kemi vazhduar punën nga shtëpitë dhe me intensitet të lartë në këto javë ne kemi punuar në përgatitjet për FIBA U16 Kampionatin Evropian, gjithnjë në koordinim me FIBA-n. Tashmë janë përgatitur Plani i Veprimit, Plani Financiar dhe Plani i Marketingut për FIBA U16 Kampionatin Evropian, të cilat materiale së bashku me orarin e stërvitjeve dhe të ndeshjeve të Kampionatit janë miratuar nga FIBA. E kemi formuar Komitetin Lokal Organizativ të FIBA U16 Kampionatit Evropian, grup ky që së bashku me vullnetarët do të kujdesen për mbarëvajtjen e eventit. Në ditët në vazhdim pritet të miratohet nga FIBA edhe Bulletini i Parë i FIBA U16 Kampionatit Evropian, në të cilin janë të detajuara të gjitha informatat sa i përket këtij eventi, dhe që më pas do tu shpërndahet shteteve pjesëmarrësë të Kampionatit Evropian dhe të gjitha grupeve të tjera të interesit të FBK-së. FIBA deri më tani është shprehur shumë e kënaqur me përkushtimin e FBK-së në përgatitjet për eventin e kësaj vere dhe na ka përgëzuar për vullnetin dhe motivimin e dëshmuar në këto ditë të rënda për të gjithë. Ne po shpresojmë që shumë shpejtë do t’i kthehemi normalitetit dhe me këtë rast do të vazhdojmë të punojmë në implementimin e të gjitha planeve të përgatitura për FIBA U16 Kampionatin Evropian”.

Duhet theksuar se ky është Kampionati Evropian, i treti radhazi që FIBA ia beson Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në vitin 2018, FBK ka qenë organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, në 2019 FBK e ka organizuar FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B – Femrat, ku ky i fundit është cilësuar nga Bordi i FIBA Evropës si një nga eventet me organizim të nivelit shumë të lartë gjatë vitit 2019.

11 shtete do të jenë pjesëmarrëse të FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë prej 11 deri më 19 Korrik 2020 e ato janë: Kosova, Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Malta, Moldavia, Skocia, Gjibraltari, San Marino dhe Uellsi.

Ndërkohë, Kosova U16 do të jetë në grup me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.

FIFA CLUB WORLD CUP 2020

Caktohet kundërshtari i Bayernit në Kampionatin Botëror të Klubeve

19 January, 2021 @23:32

Kampionati Botëror i Klubeve 2020, do të mbahet në Katar. Pas shortit të hedhur, në raundin e dytë do të…

LEICESTER - CHELSEA

Leicester përkohësisht lider në Premier League

FOTO / Premier League

19 January, 2021 @23:07

Leicester City, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 2-0, ngritet në pozitën e parë në Premier League. Ish-kampionët e Anglisë,…

ARBËRIA

Arbëria mposhtet në miqësoren ndaj Akhmat

FOTO / Arbëria

19 January, 2021 @22:54

Skuadra e Arbërisë u mposhtë nga skuadra ruse Akhmat me rezultat 3-1. Kjo ndeshje është luajtur në sistemin prej 3…

PRISHTINA

Prishtina me 3 miqësore pas Superkupës

FOTO / Prishtina

19 January, 2021 @20:34

Prishtina do të ndeshet me Dritën më 23 janar në kuadër të Superkupës së Kosovës. Më pas skuadra e Prishtinës…

PRISHTINA

Oto John dhe Mankenda nuk udhëtuan me Prishtinën

19 January, 2021 @20:30

Prishtina sot ka mbërritur në Antalya për fazën përgatitore. Te Prishtina nuk udhëtuan Oto John dhe Gauthier Mankenda për shkak…

Të gjitha lajmet nga