Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AVNI PONARI

Ponari: “Shqipëri e Kosovë bashkë në basketboll!”

Ponari: “Shqipëri e Kosovë bashkë në basketboll!”


9 April, 2021 @15:47

Ëndrra e shumëpritur, ajo e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka filluar të jetësohet këtë javë me ndeshjet çerekfinale të Final 8 që u organizuan në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Këtë ngjarje e ka vlerësuar lartë presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, i cili e ka shprehur këtë me anë të një komunikate publike.

Në komunikatën e numrit një të FShB-së, të cilën mund ta lexoni më poshtë, ndër tjerash falenderohen edhe të gjithë ata që kontribuan në jetësimin e edicionit të parë historik të kësaj lige.

“Liga Unike vulos zyrtarisht çeljen e aktivitetit të përbashkët basketbollistik. Tashmë në protokollet e ndeshjeve janë firmosur rezultatet e tre sfidave të para, zhvilluar në Rahovec.

Ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Gogës, Sigal Prishtinës, Yllit, Rahovecit dhe Pejës, janë ndeshur midis tyre, duke përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste.

Emocioni i çeljes, vazhdon të jetë në kulm në të dyja kampet, andej dhe këtej kufirit. Gjithçka do të kulmojë në përcaktimin e Kampionit historik të kësaj lige kaq unike. Në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në datat 13 dhe 14 Prill.

Realizimi i kësaj ëndrre të shumëpritur, anagazhon dhe tërheq pas vetes, lojtarë në fushë dhe jashtë saj,grupe pune, gjyqtarë, trajnerë, komisarë, sponsorë, mediume të ndryshme.

Tre gjyqtarë dhe dy komisarë nga Shqipëria kanë firmosur protokollet e para, shumë të tjerë do të pasojnë në ndeshjet në vazhdim.

Sa na gëzon fakti që historia e kësaj lige po shkruhet, aq dhe na detyron ta shkruajmë mirë e mbarë!

Falenderues, për të gjithë ekipet pjesmarrëse, drejtuesit e tyre dhe çdo aktor që Ligën Unike do ta bëjë faktor!

Suksese me zemër,

Fituesi kësaj here është BASKETBOLLI!

AVNI PONARI
PRESIDENT


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike