Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: WARRIORS - BLAZERS

Prej -17, në 2-0

FOTO / nba

Prej -17, në 2-0


17 May, 2019 @10:29

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, nuk gaboi në shtëpi as në ndeshjen e dytë të serisë.

Portland Trail Blazers, gjatë ndeshjes kaloi në epërsi prej 17 pikëve, por djelmoshat e trajnerit Steve Kerr u këndellën dhe e mposhtën kundërshtarin me rezultat 114-111.

Në sekondat e fundit Portlandi e kishte edhe një rast për ta barazuar ndeshjen me Damian Lillardin, por në mbrojtje ishte Andre Iguodala, i cili ia vodhi topin dhe e dërgoi kundërshtarin duarthatë në shtëpi.

Për shkak të lëndimit, Kevin Durant nuk luajti edhe në këtë ndeshje, derisa në skenë ishin përsëri dyshja fantastike Stephen Curry e Klay Thompson. Curry luajti me 37 pikë, 8 kërcime e 8 asistime, derisa Thompson me 24 pikë.

Te Portlandi u dalluan Damian Lillard me 23 pikë, 10 asistime e 5 kërcime dhe CJ McCollum me 22 pikë të tjera.

SKEMA E PLAY OFFIT

Warriorsat kaluan 2-0 në epërsi në seri, derisa ndeshja e tretë do të luhet në palestrën e Portlandit më 19 maj në ora 03:00.


 
Të gjitha lajmet nga NBA