Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDANI PARA NDESHJES

Presioni është te ata

Presioni është te ata


19 April, 2016 @21:16

Basketbollisti më i dalluar nga forcat vendore të Sigal Prishtinës dhe MVP i stinorit të kaluar në BIBL, Dardan Berisha, është optimist para duelit të nesërm final ndërmjet Mornarit dhe Prishtinës që zhvillohet në Tivar me fillim prej orës 20.

Sidoqoftë, ai ka thirrë për kujdes derisa presionin ua ka hedhur vendasve.

“Nuk do të jetë lehtë, sepse Mornari është skuadër që nuk dorëzohet. Na kanë mposhtur njëherë, ndërsa ne i kemi mposhtur ata dy herë gjatë këtij stinori. Duhet të jemi të kujdesshëm,” ka thënë Berisha duke folë me faqen zyrtare të FBK-së para ndeshjes së nesërme.

“Megjithatë, unë jam optimist. Me mbrojtje të fortë dhe sulm siç dimë ne, do t’ia dalim ta marrim trofeun. Presioni në ndeshjen e parë ka qenë te ne, tash është te ata. Sidoqoftë, ne do të luajmë lojën tonë dhe do të bëjmë më të mirën për ta mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar,” ka shtuar ai.

Sigal Prishtina nëse e fiton këtë stinor ligën ballkanike do të mbrojë titullin e fituar në stinorin e kaluar dhe do të shtojë në vitrinat e pasura me trofe vendore, edhe trofeun e dytë ndërkombëtar.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League