Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAJMI I FUNDIT

Preston Knowles, përforcimi i fundit i Pejës

Preston Knowles, përforcimi i fundit i Pejës


24 February, 2022 @22:25

Pas disfatës në Kupë, largimit të trajnerit KB Peja po nis një ri-organizim dhe pas emërimit të trajnerit Marin Dokuzovski sot, para pak çastesh ka zyrtarizuar edhe një lojtar prej të cilit presin tepër.

Fjala është për Preston Knowles, amerikan 186-centimetra i gjatë dhe ka përvojë në liga të forta si ato të Izraelit, Kroacisë dhe Greqisë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KB Peja, të hënën ai do të jetë në stërvitje me ekipin e verdhezinjëve, që tashmë kanë mbetur në garë për titullin kampion dhe për titullin e Ligës Unike.

Gjatë muajit të ardhshëm Knoëles do t’i mbush 33-vjet, ndërsa mesataret nga sezonet e rregullta i ka pasur 11.9 pikë për ndeshje, 3.2 kërcime e 2.1 asistime.

Ai ka luajtur për Ironi Ziona, AEK Larnaca, Maccabi Ashdod, Zara, Derthona, etj.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike