Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN FITORJA E PARË PËR PRISHTINËN NË ENBL

Prishtina arrin fitoren e parë në ENBL

Foto: ZielonaGora/fb

Prishtina arrin fitoren e parë në ENBL


20 December, 2022 @20:13

Skuadra e Prishtinës ka arritur fitoren e parë dhe historike për ta në garën e re që po marrin pjesë. Bardhekaltërit kanë mposhtur ekipin polak Zielona Gora sonte me rezultat 75-89 [22-16, 16-19, 20-26, 17-28].

Me këtë fitore, Prishtina ka bërë bilancin 1-2 në ENBL ndërsa nesër luan ndeshjen tjetër aty.

Prishtina ka shkëlqyer në pjesë të dytë të ndeshjes së sontme, derisa ka bërë dallimin në rezultat për të shkuar lehtë te fitorja në fund.

Zielona Gora vs Prishtina

Dardan Berisha ka qenë në elementin e tij sonte, derisa ka shënuar 28 pikë, duke shutuar 6/10 për tri pikë, si dhe duke bërë 8 asistime e 5 kërcime në fitore.

Ndihma esenciale për fitore Dardanit i erdh nga dyshja e dalluar amerikane e ekipit, Dustin Thomas dhe Derrick Wilson, të cilët shënuan 17 përkatësisht 15 pikë në fitore. Derisa Thomas bëri edhe 8 kërcime e 4 asitime, Wilson bëri 8 asistime e 4 kërcime në këtë fitore.

Prishtina nesër luan ndaj ekipit tjetër polak në ENBL, Start Lublin, që nis në ora 18:30.


 
Të gjitha lajmet nga International