SIGAL PRISHTINA - PEJA
Prishtina bindëse në superderbi, humbja e parë për Pejën
26 November, 2016 @20:37
Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë më lehtë se që e ka pritur në superderbin ndaj Pejës që u zhvillua sonte nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Peja, në të vërtetë ishte paksa më e mirë se Prishtina në pjesën e parë të ndeshjes, duke mbajtur kryesisht epërsinë në të mirë të saj, por që rezultati gjithmonë ishte i ngushtë.
Çerekun e parë Peja e përmbylli me tre pikë epërsi, 16-19, ndërsa në pushim shkoi me epërsi minimale 31-32.
Gjatë kësaj periudhe për Pejën u dallua përforcimi i ri, Cameron Rundles, i cili tregoi saktësi të lartë në debutimin e tij, e sidomos nga vija e trepikëshit duke bombarduar disa herë nga distanca.
Megjithatë Prishtina u përmbledh në çerekun e tretë, që doli të jetë edhe periudha vendimtare e përcaktimit të fituesit, pasi që bardhekaltërit u shkëputën në rezultat, duke krijuar epërsi madje dyshifrore para fillimit të çerekut të fundit, 53-41.
E kjo epërsi e krijuar ishte e pamundur të arrihet nga Peja, e cila në fund u desh të ndahet kokulur nga palestra në Prishtinë.
Më meritori për fitoren e Prishtinës ishte Bojan Trajkovski, i cili shënoi 16 pikë, prej tyre 12 të shënuara nga trepikëshat, ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Andrew Lawrence dhe Malcolm Rhett që shënuan nga 12 pikë secili.
Në anën tjetër, për Pejën Rundles ishte më i mirë, duke shënuar 22 pikë, mirëpo mundi i tij doli të jetë i pamjaftueshëm për fitore.
Vlen të ceket se Rundles ishte qindpërqindtë i saktë nga tentimet për tre pikë, duke shënuar 5 herë në po aq tentime.
Me këtë fitore Prishtina ka bërë hap të madh në renditjen tabelare, duke u ngjitur në pozitën e dytë menjëherë pas Bashkimit, kurse pas bardhekaltërve renditet Peja e cila e pësoi humbjen e parë sonte, por që ka një ndeshje më pak se dy skuadrat e para.
SIGAL PRISHTINA
1 | Bojan Trajkovski (33:27) | 16 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
2 | Malcolm Rhett (33:58) | 12 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
3 | Andrew Lawrence (18:18) | 12 pikë | 4 asistime | - |
4 | Drilon Hajrizi (33:44) | 11 pikë | 7 kërcime | 2 topa të vjedhur |
5 | Jabarie Hinds (23:06) | 9 pikë | 6 asistime | 5 topa të vjedhur |
6 | Edmond Azemi (21:19) | 5 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Rinor Peci (15:25) | 4 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
8 | FIsnik Rugova (9:43) | 3 pikë | 1 top të vjedhur | - |
9 | Granit Rugova (9:31) | 2 pikë | - | - |
10 | Marcelon Jones (1:25) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Etnik Peci | - | - | - |
PEJA
1 | Cameron Rundles (31:15) | 22 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
2 | Noah Dahlman (28:33) | 12 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Kevin Burwell (10:48) | 6 pikë | 2 topa të vjedhur | 1 asistim |
4 | Alban Veseli (29:53) | 5 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Mirza Ahmetbasic (18:44) | 5 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Salih Nuhanovic (24:20) | 4 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
7 | LaMarcus Reed (18:30) | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
8 | Egzon Kuqi (15:25) | 2 pikë | 3 kërcime | - |
9 | Leonard Mekaj (19:19) | 0 pikë | 2 topa të vjedhur | - |
10 | Rron Grapci (3:08) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Austin Tillotson | - | - | - |
12 | Arti Hajdari | - | - | - |
13 | Mirza Muric | - | - | - |