Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - VUSHTRRIA

Prishtina e Re fiton pas vazhdimeve

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina e Re fiton pas vazhdimeve


26 February, 2020 @18:24

Nuk mjaftuan 4 çerekë për ta caktuar fituesin nga dueli Prishtina e Re - Vushtrria.

Pas vazhdimeve, fituese nga ky duel doli skuadra Prishtina e Re, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 88-82.

6 sekonda para përfundimit të ndeshjes, Prishtina e Re me Arbër Smajlin e kishte rastin për ta përfunduar ndeshjen, por Smajli dështoi dy herë nga vija e gjuajtjeve të lira dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime.

E në vazhdime djelmoshat e trajnerit Albert Sylejmani ishin më të koncentruar në sulm dhe në mbrojtje, duke pësuar vetëm 5 pikë dhe shënuar 11, dhe kështu e fituan ndeshjen në 5 minutat e vazhdimeve.

Si zakonisht edhe në këtë ndeshje më i miri te skuadra prishtinase ishte Meriton Ismaili. Ai luajti me double-double prej 29 pikëve e 14 kërcimeve. Ismaili gjithashtu i bëri 6 asistime dhe i rrëmbeu 2 topa.

Përveç Meritonit u dalluan edhe Engjull Sollova me 16 pikë dhe Granit Makolli me 14 pikë të tjera.

Te Vushtrria u veçuan Erhan Sholla me 26 pikë e 16 kërcime, Mendrim Ademi me 20 pikë, Engjëll Ramaj me 12 pikë dhe Ramadan Zekiqi me 11 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt që dërgon në Play-Off, derisa Vushtrria është në pozitën e gjashtë.

Në xhiron tjetër Prishtina e Re takohet me Borean, kurse Vushtrria me Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë