Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - LIPJANI

Prishtina e Re njoftohet me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina e Re njoftohet me fitore


18 November, 2020 @14:47

Pas 3 humbjeve rresht, Prishtina e Re, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 95-52, e regjistroi fitoren e parë të sezonit 2020/21 në Ligën e Parë.

Prishtina e Re nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Albert Sylejmani, mori ndihmë prej 42 pikëve nga banka rezervë dhe në mënyrë ekipore e mposhti kundërshtarin.

Luftim Cikaqi me 21 pikë e 13 kërcime dhe Altin Selmancena me 21 pikë e 9 kërcime, ishin më të mirët te skuadra prishtinase.

Te Lipjani më i dalluari ishte Arianit Krasniqi me 22 pikë e 10 kërcime.

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re me një ndeshje më shumë ngritet në pozitën e gjashtë me 1 fitore e 3 humbje, kurse Lipjani as në xhiron e katërt nuk u njoftua me fitore dhe aktualisht është skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë.

Në xhiron tjetër Prishtina e Re takohet me Megasportsin, derisa Lipjani me Istogun.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë