Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - FERONIKELI

Prishtina e Re nuk gabon, siguron Play Offin

Prishtina e Re nuk gabon, siguron Play Offin


26 March, 2022 @0:04

Prishtina e Re me fitoren kundër Feronikelit 123-71, ka siguruar Play Offin në Ligën e Parë.

Me përforcimet e janarit si: Dion Haxhosaj e Don Polloshka, Prishtina e Re u shëndrua në një skuadër garues, derisa arritën ta sigurojnë një vend në Play Off.

Mërgim Jakupi me 26 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina e Re, kurse u dalluan edhe Arbër Sinani me 19 pikë, Dion Haxhosaj me 18 pikë e 15 kërcime dhe Don Polloshka me 10 pikë e 14 asistime.

Te Nikli me nga 15 pikë luajtën Butrint Gashi e Taulant Dupa.

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 11 fitore e 6 humbje, kurse Feronikeli me 1 fitore e 16 humbje është në fund të tabelës.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Prishtina e Re takohet me Borean, derisa Nikli me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë