Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOREA - PRISHTINA E RE

Prishtina e Re përfundon stinorin e rregullt në pozitën e dytë

Prishtina e Re përfundon stinorin e rregullt në pozitën e dytë


30 March, 2022 @18:46

Prishtina e Re e mbylli stinorin e rregullt në pozitën e dytë, duke e mposhtur Borean me rezultat 90-109.

Djelmoshat e trajnerit Albert Sylejmani, ishin të koncentruar dhe kërkuan fitoren më shumë.

Dion Haxhosaj përsëri ishte më i miri te Prishtina e Re. Ai luajti me 37 pikë, 21 kërcime, 3 asistime e 1 bllokadë. Haxhosaj u ndihmua edhe nga Mërgim Jakupi me 19 pikë e 9 kërcime, Arti Islamaj me 18 pikë, 8 kërcime, 8 asistime e 5 topa të rrëmbyer dhe nga Don Polloshka me 16 pikë, 10 asistime e 2 kërcime.

Te Borea u dalluan Olsi Kurtaj me 24 pikë, 11 asistime e 5 kërcime, Valtrim Kastrati me 18 pikë e 17 kërcime dhe me nga 17 pikë Genc Matoshi e Sokol Nila.

TABELA PËRFUNDIMTARE

Prishtina e Re me 12 fitore e 6 humbje përfundoi stinorin në pozitën e dytë, derisa Borea me 8 fitore e 10 humbje në pozitën e gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë