Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - PRISHTINA E RE

Prishtina e Re shpreson në Play Off

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prishtina e Re shpreson në Play Off


20 February, 2020 @14:09

Prishtina e Re, duke e mposhtur Dritën me rezultat 54-62, ka ngritur edhe më shumë shpresat për Play Off.

Rol shumë të rëndësishëm në fitoren e skuadrës prishtinase luajti performanca e Meriton Ismailit. Ai luajti me 22 pikë e 7 kërcime, derisa ndihmë mori edhe nga Engjull Sollova me 12 pikë e 7 këricme. Këta dy lojtarë ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Prishtina e Re.

Te Drita u dalluan Qëndrim Demi me 15 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, Driton Sulejmani me 14 pikë e 6 kërcime dhe Laurant Ibrahimi me 12 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e pestë me 5 fitore e 4 humbje, derisa Drita është në pozitën e tretë me 5 fitore e 5 humbje.

Në xhiron tjetër Prishtina e Re përballet me Vushtrrinë, kurse Drita pushon.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë