Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - TREPÇA

Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës, afron Pejën drejt gj’finales

Foto: KBPrishtina/arkiv

Prishtina fiton derbin ndaj Trepçës, afron Pejën drejt gj’finales


17 April, 2022 @19:12

Prishtina ka fituar derbiin ndaj Trepçës, për të barazuar bilancin mes skuadrave në Superligë në duelet e ndërsjella 2-2!

Bardhekaltërit e drejtuar nga Ante Nazor kanë qenë dukshëm më të mirë në këtë ndeshjes ndaj fituesit të fundit të Kupës së Kosovës, derisa i mposhtën në fund me rezultat 82-74 [17-17, 22-16, 17-14, 26-27].

Gjashtë lojtarë të Prishtinës kanë kryer ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ka qenë Jetmir Zeqiri me 16 pikë të shënuara.

Pas çerekut të parë të barabartë, Prishtina ka hapur epërsinë në të dytin dhe të tretin për të hyrë në çerekunf e fundit me pak më pak brenga dhe duke ruajtur kryesisht rezultatin çuan ndeshjen deri në fund me fitore.

Meriton Ismaili dha 12 pikë, ndërsa Muhamedali Janjeva shtoi 10 pikë tjera te fitorja e Prishtinës, derisa Nazor luajti me tetë lojtarë në këtë përballje.

TABELA AKTUALE

Trepça e Lubomir Minchevit nuk arriti të rikthehet në lojë përkundër se e kërkoi mundësinë.

Drilon Hajrizi bëri gjithçka, duke shënuar 24 pikë, 9 kërcime, 4 asistime - por s’mjaftuan! Nuk ndihmuan as 18 pikët e Ronald Purvis, që gjuajti 4/12 për tri pikë, ndërsa Trepça në mënyrë ekipore shutoi 11/37 për tri pikë, në krahasim me Prishtinën që shutoi 12/23.

Me fitore, Prishtina kthen bilancin pozitiv të saj në 14-13 kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të stinorit, ndërsa Trepça rrezikon pozitën e dytë që dërgon direkt në gjysmëfinale.

Mitrovicasit duhet të fitojnë në përballjen e fundit për të siguruar pozitën e dytë, pasi që tani ajo rrezikohet nga Peja! Nëse skuadrat e kryejnë me pikë të barabarta stinorin, Trepça merr vendin e dytë, pasi që ka bilanc më të mirë në duelet e ndërsjella, 3-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga