Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - DRITA

Prishtina fiton me 100 pikë dallim!

Prishtina fiton me 100 pikë dallim!


12 March, 2022 @18:31

E paralajmëruar që në çerek të parë, ka vazhduar në mënyrë të njëjtë deri në fund, për të ardhur fitorja më e thellë e kampionatit.

Prishtina ka mposhtur Dritën me rezultat 145-45 [33-7, 22-6, 50-14, 40-18] duke regjistruar rekord të stinorit në Superligë për fitore me këtë dallim, 100 pikë!

Ante Nazor, trajner i Prishtinës i dha secilit lojtar në dispozicion minutazhë në këtë ndeshje, ndërsa Meriton Ismaili u bë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes duke luajtur me 36 pikë!

TABELA AKTUALE

Don Polloshka shënoi rekord të karrierës duke dhënë 17 asistime, karshi 13 pikëve të shënuara, ndërkaq lojtarët me më së paku pikë të shënuara te bardhekaltërit ishin me 8 pikë.

Te Drita e pashpresë, Qëndrim Demi luajti me 18 pikë, ndërsa Nart Llapashtica me 14, në humbjen që shpjegon thuajse gjithë stinorin e gjilanasve.

Pas kësaj fitoreje Prishtina bëhet 11-11 me bilanc fitore-humbje në Superligë, ndërsa Drita ka rreshtuar humbjen e 22 nga 22 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga