Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: PONTE PRIZRENI - PRISHTINA

Prishtina i kthehet fitores, mposht Ponten

Prishtina i kthehet fitores, mposht Ponten


6 December, 2020 @19:00

Prishtina, që ende po mbahet vetëm me lojtrë vendorë këtë stinor në Superligë, ka arritur të shënojë fitoren e dytë të stinorit dhe kështu t’i kthehet fitores pas humbjeve që i pat para pauzës së kombëtareve.

Prishtina mposhti Ponte Prizrenin ngushtë, me katër pikë dallim 85-89 [21-15, 14-28, 28-24, 22-22]. në përballjen e zhvilluar sonte në Sezai Surroi të qytetit të vjetër.

Dallimi kryesor në ndeshje u bë në çerek të dytë të lojës. Prishtina që ishte në disavantazh pas çerekut të parë, është rikthyer furishëm në lojë për të krijuar aq epërsi, sa që deri në fund e mbrojti për të arritur te fitorja e dytë e stinorit.

Fisnik Rugova ka qenë më efikasi dhe më i mirë te ekipi i bardhekaltërve sonte. Ai ka shënuar 28 pikë në fitoren e skuadrës, duke mos pushuar fare përgjatë lojës, ndërsa befasisht ka aktivizuar snajperin që i ka shërbyer jashtëzakonshëm sonte, duke shutuar me saktësi 42% 6/14.

TABELA AKTUALE

Pa pushim te Prishtina kanë luajtur edhe Arian Qallaku, Edo Azemi dhe Atik Koshi. Qallaku dha 25 pikë e 9 asistime për ekipin, ndërsa 20 pikë shënoi Edoja, duke shtuar edhe 6 kërcime në llogari.

Te vendasit e drejtuar nga Arbnor Rifati më i miri në ndeshje ka qenë Ty Nichols me 22 pikë, 8 asistime e 5 kërcime.

20 pikë i dha Josh Martin, duke shtuar edhe 10 kërcime, për të kryer me double-double ndeshje, sikurse edhe Urim Zenelaj që luajti me 18 pikë e 10 kërcime.

Me fitore Prishtina ngritet nga fundi i tabelës në pjesën e poshtme të PlayOffit, duke bërë bilansin 2-3 pas 5 ndeshjeve, njëjtë sikurse Ponte Prizreni, që është më lartë në tabelë për shkak të koshdallimit më të mirë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga