NË PRISHTINË
Prishtina i ofron Calvanit kontratë 2 vjeçare
8 January, 2017 @16:00
Skuadra kampione e Kosovës dhe e ligës ballkanike, Sigal Prishtina, i ka ofruar kontratë dy vjeçare trajnerit me përvojë italian, Marco Calvani.
Calvani po qëndron në Prishtinë dhe është duke e shqyrtuar ofertën, ndërsa njoftimin për këtë e ka dhënë drejtori i klubit, Florian Miftari, në një intervistë për Supersportin.
“Jemi duke u mundu me e bind trajnerin. Natyrisht që nuk është lehtë, pasi që është trajner me të arritura të mëdha. I kemi ofruar kontratë dy vjeçare dhe të shohim në vazhdim çka do të ndodh,” ka thënë Miftari ndër të tjera.
Calvani pritet të jetë trajner i tretë i Sigal Prishtinës këtë stinor, pas largimit të Petar Mijovicit dhe Jeronimo Sharinit së fundi.
Për më tepër, shikojeni videon e mëposhtme.