Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FREE TICKETS

Prishtina jep biletat falas për duelin e sotëm

Prishtina jep biletat falas për duelin e sotëm


9 October, 2021 @10:20

Tifozët e Prishtinës do të duhet të paraqiten në zyret klubit sot prej orës 12:00 deri në orën 14:00 për të parë nëse ka mbetur ndonjë prej 280 biletave për ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës, Prishtina - Rahoveci.

Kjo, pasi që kryetari i klubit bardhekaltër Burim Maraj ka bërë të ditur se ka vendosur që të gjitha biletat t’iu jep falas adhuruesve të flaktë të ekipit për ndeshjen e sotme. Si arsye është përmendur që kjo është ndeshja e parë e Prishtinës si vendase me mundësinë e hyrjes së tifozëve në tribuna.

“Të dashur kryeqytetas, të dashur tifozë, të dashur PLISA! Presidenti i klubit Burim Maraj ka vendosur që biletat e ndeshjes Sigal Prishtina vs Rahoveci t’i dhurojë falas për tifozët e flaktë të klubit - si ndeshja e parë e lejuar me publikë. Andaj që nga nesër (e shtunë, 09.10.2021) nga ora 12:00-14:00 mund të vini dhe t’i merrni biletat në zyret e klubit. Biletat janë të limituara!” — ka shkruar njoftimi i KB Prishtina.

Deri tash për shkak të masave anti-COVID-19 tifozët nuk kanë qenë të lejuar të jenë të pranishëm në palestra.

Ndërsa prej kësaj xhiroje është e lujar që aty të jenë 10% e kapacitetit të palestrës, me pasaportë vaksinimi ose test negativ, jo më të vjetër se 72 orë.


 
Të gjitha lajmet nga