Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Prishtina kalon lehtë Vëllaznimin

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina kalon lehtë Vëllaznimin


24 September, 2022 @18:57

Prishtina ka shënuar fitoren e dytë të stinorit në Superligë, duke e mposhtur Vëllaznimin sonte në kryeqytet në mënyrë komode, 99-81

Bardhekaltërit nuk nisën mirë ndeshjen, ku gjakovarët u treguan të fortë e të fuqishëm për të mbyllë cerekun e parë në epërsi, 24-26. Mirëpo, pas atij cereku në parket foli vetëm ekipi i Prishtinës, që mori kontrollin e lojës dhe duke e bërë cerekun e dytë 38-14, mbajti rezultatin në kontrollë deri në fund për fitore 99-81 [24-26, 38-14, 15-21, 22-20]

TABELA AKTUALE

Dustin Thomas shkëlqeu te Prishtina në këtë ndeshje duke shënuar 32 pikë, 3 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa mjaft kontribuoi edhe Dardan Berisha, që dha 17 pikë, e bëri 6 asistime, ndërsa për tri pikë shutoi 2/9!

Te Vëllaznimi, Damomte Dodd me 15 pikë e 9 kërcime ishte koshashënuesi më mirë, ndërsa edhe 14 pikët e Jordan Harris nuk mjaftuan.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina bën bilansin 2-1 në Superligë, ndërsa Vëllaznimi 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga