Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEZONALET

Prishtina, lëshon në shitje biletat vjetore

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina, lëshon në shitje biletat vjetore


28 September, 2015 @17:45

Adhuruesit e Sigal Prishtinës do të kenë edhe këtë stinor mundësinë që të blejnë biletat vjetore për të përcjellë ndeshjet e kampiones së Kosovës dhe ligës ballkanike. 

Çmimet janë kështu: tribunat A dhe C (në mes) 150 euro, tribunat D dhe E (pas koshit, rendi i parë) 100 euro dhe tribunat D dhe E (pas koshit, rendi i dytë) 75 euro. 

Risi e këtij stinori sipas ekipit bardhekaltër është edhe shitja e biletave sezonale për tribunën neutrale, ku çmimi është 50 euro. 

Sigal Prishtina këtë stinor do të garojë në dy gara ndërkombëtare dhe ato të zakonshme vendore. FIBA Europe Cup, Balkan League - si dhe Superligë e Kupë të Kosovës. 

Biletat vlejnë për të gjitha ndeshjet si vendas që do t’i zhvillojnë bardhekaltërit. 


 
Të gjitha lajmet nga