FIBA EUROPE CUP: GROUP E
Prishtina lidere e grupit
13 November, 2018 @20:32
Me fitore edhe në përballjen e radhës ndaj Steauas, Prishtina ka marë epitetin e liderit të Grupit E në FIBA Europe Cup, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Bardhekaltërit janë treguar më të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes sesa rivalët e tyre rumunë, për të kthyer rezultatin në favor të tyre dhe duke krijuar distancë të mjaftueshme në rezultat për fund të qetë, 74-69.
Me këtë fitore, Prishtina tash ka bilanc 4-1 në Grupin E, derisa Steaua 0-5.
Më të dalluarit te bardhekaltërit sonte ishin Dardan Berisha me 16 pikë e 3 asistime dhe Denis Krestinin e Demario Mayfield me nga 15 sosh. Ky i fundit përfundoi ndeshjen me double-double, duke regjistruar edhe 11 kërcime.
Te ekipi rumun, ka qenë Aleksandar Vlahovic me 24 pikë e 5 asistime që ka bërë më së shumti për skuadrën, por në fund, mbetën pa fitore.
Nesër mbrëma luhet dueli tjetër i grupit, ku Bakken Bears pret ekipin ukrainas Chekarski Mavpy.