PRISHTINA
Prishtina liron koshashënuesin e dytë më të mirë të skuadrës
7 January, 2022 @23:57
Skuadra e Prishtinës, sot ka liruar fundorin amerikan, Nick Tomsick.
Prishtina ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata e fundorit.
Tomsick luajti në 12 ndeshje për Prishtinën dhe kishte një mesatare prej 12.1 pikëve për ndeshje dhe ishte koshashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës.
Ai gjithashtu luajti edhe me 3.7 asistime dhe 2.4 kërcimeve për ndeshje.