Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 FITORE NË 5 NDESHJE PËR KANDEMIRIN

Prishtina merr kreun duke mposhtur Rahovecin

Pamje nga ndeshja e sontme/ Foto: KBPrishtina/ Sh.Ahmeti

Prishtina merr kreun duke mposhtur Rahovecin


29 January, 2023 @20:59

Pritur, Prishtina ka kaluar lehtë Rahovecin sonte, për të dalë në krye të renditjes tabelare falë koshdallimit, por me bilanc të njëjtë si kampioni në vend të dytë, Ylli.

Rahoveci nuk ka arritur t’i bëj ballë kryeqytetasve, që kanë hyrë në seri fitoresh, duke u mposhtur thellë, Rahoveci 48-82 Prishtina [8-24, 14-18, 8-23, 18-15].

Ahmet Kandemir i dha mundësi gati të gjithë lojtarëve që kishte në dispozicion që të shijojnë ndeshjen, ndërsa më së shumti luajti Dustin Thomas që dha 16 pikë, 4 asistime e 6 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE

Pos tij, u dalluan edhe Both Gach dhe Dardan Berisha, që shënuan nga 13 pikë secili.

Te Rahoveci Edmond Kryeziu dhe debutuesi Gary Blackston ishin lojtarët e vetëm me pikë dyshifrore, secili shënoi nga 11 pikë!

Fitorja e bën Prishtinën të bëhet me bilanc 15-5 dhe e vendos në krye të tabelës, ndërsa Rahovecit tashmë i shteren shpresat në tetë xhiro, për të bërë befasi për të mbijetuar në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga