Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - BASHKIMI

Prishtina mposht Bashkimin, e qetë në krye

Borozani/Arkiv

Prishtina mposht Bashkimin, e qetë në krye


13 January, 2018 @21:04

Me fitoren e vendasve është mbyllur dueli mes dy liderëve të Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtinës e Bashkimit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte pothuajse e barabartë, me rezultatin që pas 20 minutave shënonte 32-31, ndërsa shkëputja në rezultat ndodhi në çerekun e tretë, çerek në të cilin Prishtina shënoi 13 pikë më tepër se prizrenasit dhe krijoi epërsi të mjaftueshme për pjesën e mbetur të ndeshjes. Pas 40 minutave lojë, rezultati në semafor shënonte 81-73 në të mirë të vendasve.

Në anën tjetër, Bashkimi e kërkoi përmbysjen në çerekun e fundit, mirëpo kampioni në fuqi i Kosovës nuk lejoi asnjë befasi dhe e arriti fitoren e 15 me radhë në Superligë, fitore kjo që erdhi në debutimin e Andin Rashicës si trajner i skuadrës bardhekaltër nga kryeqyteti.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Më të dalluarit te Prishtina ishin Fisnik Rugova me 21 pikë, 8 kërcime e 4 asistime dhe Edmond Azemi me 20 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, derisa te Bashkimi u veçuan Mikaile Tmusic me 27 pikë, 2 kërcime e 1 asistim, Aaron Moss me 19 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Urim Zenelaj me double-double prej 11 pikëve e 10 kërcimeve.

Kjo fitore bën që Prishtina të mbetet e qetë në krye me 15 fitore në po aq ndeshje, ndërsa Bashkimi ndodhet në vendin e dytë me bilanc 10-5.


NË ÇEKI

Dardani më shumë pikë se minuta në lojë

Përfaqësuesja/International/Sportistë shqiptarë në botë

Dardani më shumë pikë se minuta në lojë

13/01/18 @ 20:38

KOSOVA

Hajdari ftohet përsëri në përfaqësuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Hajdari ftohet përsëri në përfaqësuese

13/01/18 @ 19:41

PJESA E PARË: SIGAL PRISHTINA - BASHKIMI

Dallim minimal në derbi

FBK Superliga

Dallim minimal në derbi

13/01/18 @ 19:31

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Sigal Prishtina - Bashkimi

FBK Superliga

Pesëshet e para: Sigal Prishtina - Bashkimi

13/01/18 @ 18:55

QENDRA LIS SHOSHI

Shoshi double-double ndaj Lietuvos Rytas

Përfaqësuesja/International/Sportistë shqiptarë në botë

Shoshi double-double ndaj Lietuvos Rytas

13/01/18 @ 17:57

KERASAN PRISHTINA - YLLI

Ylli e hap pranverën me fitore

FBK Superliga

Ylli e hap pranverën me fitore

13/01/18 @ 16:52

PJESA E PARË: KERASAN PRISHTINA - YLLI

Ylli në epërsi pas 20 minutave

FBK Superliga

Ylli në epërsi pas 20 minutave

13/01/18 @ 15:39

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Jaren Sina në ProB të Francës

Përfaqësuesja/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Jaren Sina në ProB të Francës

13/01/18 @ 15:22

FITORE MINIMALE DHE E VLEFSHME

Havertz ngrit Arsenalin në pozitë të dytë

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Havertz ngrit Arsenalin në pozitë të dytë

28/12/24 @ 01:20

VENDIMI I KDE-së

FFK dënon Llapin: 10’000 euro gjobë, Batatinës 4 ndeshje suspendim!

FFK Superliga

FFK dënon Llapin: 10’000 euro gjobë, Batatinës 4 ndeshje suspendim!

27/12/24 @ 19:16

LIVERPOOL NUK FAL

Salah i jashtëzakonshëm, Liverpool forcohet në krye

Premier League

Salah i jashtëzakonshëm, Liverpool forcohet në krye

26/12/24 @ 23:31

BINDSHËM MË I MIRI NË EKIP!

Muharrem Jashari zgjidhet lojtari më i mirë i gjysmëstinorit!

FFK Superliga/Kosova/International

Muharrem Jashari zgjidhet lojtari më i mirë i gjysmëstinorit!

26/12/24 @ 19:12

SERI IMPRESIVE!

E katërta me radhë, Nottingham Forest në pozitë të tretë!

Premier League

E katërta me radhë, Nottingham Forest në pozitë të tretë!

26/12/24 @ 18:32

BEFASON FULHAM!

Fulham trondit Chelsean në fund!

Premier League

Fulham trondit Chelsean në fund!

26/12/24 @ 18:13

PA FITORE PËRSËRI

Krizës nuk po i duket fundi!

Premier League

Krizës nuk po i duket fundi!

26/12/24 @ 17:31

RIKTHIMI!

Vëllaznimi rikthen Myreon Jonesin në ekip!

FBK Superliga/International/Transfere

Vëllaznimi rikthen Myreon Jonesin në ekip!

26/12/24 @ 10:31

KWAME VAUGHN

Për të tretën herë në Kosovë

FBK Superliga/International/Transfere

Për të tretën herë në Kosovë

26/12/24 @ 10:10

EDHE BORA MPOSHTI PRISHTINËN

Bora ngriu Prishtinën!

FBK Superliga

Bora ngriu Prishtinën!

25/12/24 @ 23:06


 
Të gjitha lajmet nga