NISIN FORTË
Prishtina mposht Levskin në miqësore
21 September, 2015 @8:58
Sigal Prishtina ka nisur furrishëm fazën përgatitore para stinorit të ri, me ekipin e ri. Ekipi i drejtuar nga Marjan Ilievski, ka mposhtur Levski 2014 me rezultat 72-83 dje në Bullgari.
Sigal Prishtina fitoren thuajse e kishte siguruar që në pjesën e parë kur ajo përfundoi 29-45 në të mirë të bardhekaltërve, ndërsa në vazhdim, ekipi i ri me përforcime i kampiones së ligës ballkanike dhe të Kosovës, ka mbajtur rezultatin për të fituar me 11 pikë dallim.