GASOLIADA
Spanja pushton Europën
21 September, 2015 @8:03
Me performancën më të mirë në mbrojtje nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tash, Spanja, ka arritur të rikthejë titullin e kampionit të Europës në basketboll, duke e mposhtur Lituaninë lehtë në finale, 80-63.
Ekipi i Matadorëve i drejtuar nga Sergio Scariolo shpejtë arriti epërsinë 15-4 në ndeshje, derisa Pau Gasol luajti edhe me një performancë të MVP-së duke treguar se është njëri ndër basketbollistët më të mirë në planet, pa marrë parasysh moshën.
Lituanezët tentuan rikthimin, kur Jonas Maciulis uli epërsinë në 41-33, por si duket kjo ishte e tëra nga përfaqësuesja e Baltikut.
Në fund, Gasol me 25 pikë, 12 kërcime e 4 asistime ishte më efikasi si zakonisht te Spanja, derisa atij i ndihmuan me pikë dyshifrore edhe Rudy Fernandez 11, dhe Sergio Llull 12.
Te lituanezët, Mantas Kalnietis dhe Renaldas Seibutis me nga 13 pikë të shënuara kanë qenë më efikasët në natën finale, që theu rekordin e shikueshmërisë në europian, duke numëruar 27 mijë e 372 bileta të shitura.
Video
Renditja përfundimtare e EUROBASKET 2015:
1 | SPANJA | |||
2 | Lituania | |||
3 | Franca | |||
4 | Serbia | |||
5 | Greqia | |||
6 | Italia | |||
7 | Çekia | |||
8 | Letonia | |||
9 | Kroacia | |||
10 | Izreali | |||
11 | Polonia | |||
12 | Sllovenia | |||
13 | Belgjika | |||
14 | Turqia | |||
15 | Gjeorgjia | |||
16 | Finlanda | |||
17 | Rusia | |||
18 | Gjermina | |||
19 | IRJ Maqedonia | |||
20 | Estonia | |||
21 | Holanda | |||
22 | Ukraina | |||
23 | Bosnja e Hercegovina | |||
24 | Islanda |