Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PRISHTINA

Prishtina mposhtet përsëri, Bashkimi fiton pas dy muajve

TOPSPORTI / A.P

Prishtina mposhtet përsëri, Bashkimi fiton pas dy muajve


12 December, 2020 @17:13

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës në “Sezai Surroi”!

Skuadrat në fjalë luftuan për fitore deri në fund, e në fund triumfit iu gëzua skuadra prizrenase, që ndeshjen e mbylli me fitore me rezultat 83-74.

Për Bashkimin, kjo ishte vetëm fitorja e dytë sezonale, e para pas 2 muajve, kurse Prishtina sot e pësoi humbjen e dytë rresht, pas asaj nga Vëllaznimi xhiron e kaluar.

TABELA AKTUALE

Çereku i parë  mes skuadrave ishte kryesisht i barabartë (21-20), ndërsa çereku i dytë dhe i tretë kishin dallim të dukshëm mes skuadrave.

I dyti u mbyll 25-12 për Bashkimin, kurse i treti 13-23 për Prishtinën dhe kështu skuadrat u futën në çerekun e fundit me rezultat mjaft të ngushtë.

E në çerekun e fundit, më të mirë u treguan prizrenasit, për të shënuar kështu fitore.

Mitrovicasi Musab Mala ishte më i miri te Bashkimi sonte. Ai luajti me 26 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, për t’u dalluar kështu më së shumti te skuadra e tij.

Te Prishtina, përforcimi nga Shqipëria, Daniel Lekndreaj, ishte më i dalluari. Ai luajti me double-double prej 21 pikëve, 11 kërcimeve e 2 asistimeve.

Xhiron që vijon, Bashkimi i shkon Trepçës, kurse Prishtina e pret Pejën në kryeqytet.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga