Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI FINAL I GRUPIT

Prishtina në Izrael, për duelin e kthimit ndaj Ironi Nahariya

Foto: KBPrishtina/fb

Prishtina në Izrael, për duelin e kthimit ndaj Ironi Nahariya


15 February, 2022 @11:20

Pas fitores që e shënuan në Prishtinë ndaj ekipit izraelit, që llogaritet të jetë ekipi më i fortë në Grupin B të BIBL, basketbollistët e KB Prishtina kanë arritur dje në Izrael për të luajtur duelin e kthimit dhe të dhjetin në grup, që është edhe dueli i fundit për fazë grupore.

Prishtina e drejtuar nga Ante Nazor kishte mposhtur thellë ekipin izraelit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezultat 84-61 dhe tani me një fitore potenciale, do të mund të përfundojë e para në grup, për të bërë bilansin më të mirë se ata.

Dueli Ironi Nahariya - Prishtina zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:00. Ndeshja do të transmetohet direkt në kanalin e BIBL YouTube.



TABELA AKTUALE E GRUPIT B, BIBL 21/22:

Ironi Nahariya 7-2
Prishtina 6-3
Akademik 5-5
TFT 4-5
Ibar 3-7
Beroe 3-6

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League