Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GATI PËR SUPERKUPË

Prishtina pa lëndime në Superkupë

BOROZANI/ Erdis Driza

Prishtina pa lëndime në Superkupë


28 September, 2014 @21:02

Trajneri boshnjak i Sigal Prishtinës, Sabit Hadzic, pritet t’i ketë të gjithë basketbollistët në dispozicion për ndeshjen e Superkupës së Kosovës që do të luhet më 2 tetor kundër Bashkimit në Prizren.

Përforcimi i ri i prishtinasve, Edin Bavcic, ishte lënduar në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bullgari kundër skuadrës së Levskit dhe më pas nuk është aktivizuar fare në tri ndeshjet e radhës të zhvilluara në kuadër të turneut në Burgas, derisa edhe Dardan Berisha dhe Blerim Mazreku janë ankuar për lëndime të lehta që kanë pësuar.

Megjithatë që të tretë pritet të jenë të gatshëm për duelin ndaj prizrenasve.

Berisha kishte luajtur gjatë gjithë turneut në Burgas, pavarësisht lëndimit që e kishte pësuar në ndeshjen ndaj Levskit, derisa Mazreku i cili ka pasur një intervenim të lehtë dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht, është aktivizuar domosdoshmërisht për shkak të mungesës së Bavcicit.


 
Të gjitha lajmet nga