PRISHTINA-BASHKIMI
Prishtina pa Marinovin sonte
25 April, 2016 @11:00
Sigal Prishtina sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-Offit ndaj Bashkimit, do të paraqitet pa basketbollistin bullgar, Stanimir Marinov.
Trajneri qipriot i prishtinasve, Antonis Constantinides, ka parapëlqyer basketbollistët e huaj Willie Kemp, Thomas Massamba, Andrew Warren, Mohammed Abukar dhe Jason Washburn, derisa bullgari Marinov për shkak të numrit maksimal të të huajve, nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit.
Sipas rregullave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, skuadrat mund të paraqiten më së shumti me pesë lojtarë në ndeshje, derisa Sigal Prishtina aktualisht i ka gjashtë sosh.
Ndeshja Sigal Prishtina - Bashkimit do të fillojë sonte nga ora 19:00 dhe do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.