PRISHTINA - DRITA

Prishtina pa telashe ndaj Dritës
27 October, 2021 @18:34
Skuadra e Prishtinës pa telashe ka triumfuar ndaj Dritës, duke e mposhtur me rezultat 105-53.
Siç është pritur, ashtu edhe ndodhi. Nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes, Prishtina nuk e lëshoi epërsinë në asnjë moment.
Meriton Ismaili ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 22 pikë e 6 kërcime, kurse u dalluan edhe Dachon Burke me 16 pikë dhe Jetmir Zeqiri me 15 pikë.
Te Drita Marcus Mayers me 19 pikë dhe Isaiah Johnson me 11 pikë ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Prishtina ka bilanc prej 4 fitoreve e 3 humbjeve, kurse Drita është skuadra e vetme pa fitore në 8 ndeshjet e zhvilluara.
Në xhiron tjetër Drita do të takohet me Rahovecin, kurse Prishtina së pari do ta luajë ndeshjen e mbetur me Trepçën, e më pas do të përballet me Pejën.