VUSHTRRIA - BOREA

Vushtrria ia shkakton humbjen e parë Boreas
26 October, 2021 @22:45
Skuadra e Vushtrrisë, e mposhti Borean me rezultat 79-61 dhe ia shkaktoi humbjen e parë kundërshtarit.
Në të gjitha çerekët e ndeshjes, Vushtrria nuk e lëshoi epërsinë dhe arriti fitoren e dytë të stinorit.
Engjëll Ramaj me 16 pikë, 5 kërcime e 3 asistime, ishte më i miri te Vushtrria, derisa u ndihmua edhe nga Erhan Sholla me 14 pikë dhe Albion Imeri me 11 pikë, 9 kërcime e 7 asistime.
Te Borea u dalluan Albin Berisha me 18 pikë dhe Sokol Nila me 13 pikë, që ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Që të dyja skuadrat i kanë nga 2 fitore e 1 humbje.
Në xhiron tjetër Vushtrria takohet me AS Prishtinën, derisa Borea me Istogun.