Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - BEROE

Prishtina dominon Beroen për fitoren e parë në BIBL

Prishtina dominon Beroen për fitoren e parë në BIBL


25 October, 2021 @22:16

Prishtina ka arritur sonte që të regjistrojë fitoren e parë në BIBL këtë stinor, duke e mposhtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve skuadrën bullgare, Beroe.

Të drejtuar nga tekniku kroat Ante Nazor, bardhekaltërit vendas nuk i kanë dhënë rast mysafirëve sonte, veçanërisht në pjesë të dytë, pasi që ngritën epërsinë dhe nuk lejuan rrezikim fare të rezultatit deri në fund për fitoren 83-61 [21-19, 21-18, 17-8 dhe 24-16].

Nick Tomsick ka qenë më efikasi te Prishtina me 17 pikë të shënuara sonte, ndërsa pos tij edhe katër lojtarë tjerë kanë shënuar pikë dyshifrore që flet për punën që po bën trajneri me ekipin. Gjithashtu, secili lojtar ka fituar minuta sonte, ndërsa pos Don Polloshkës, të gjithë lojtarët kanë shënuar së paku dy pikë. Te bardhekaltërit 13 pikë ka shënuar Dachon Burke, ndërsa nga 10 sosh kanë dhënë Lejson Zeqiri, Jetmir Zeqiri dhe Biram Faye.

Në anën tjetër te Beroe, më efikasi ka qenë Obinna Oleka, që ka kryer ndeshjen me double-double prej 19 pikëve dhe 10 kërcimeve, por nuk ka mjaftuar për të bërë më shumë për ekipin.

Me këtë fitore, Prishtina bën bilansin 1-2, ndërsa Beroe tash është në bilansin 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League