MVP @ GAMEWEEK 1

Endrit Hysenagolli, MVP i Xhiros (I)
25 October, 2021 @14:43
Qendra e Tiranës, Endrit Hysenagolli, është zgjedhur lojtari më i rëndësishëm i xhiros së parë të Ligës Unike.
Basketbollisti me përvojë i Tiranës, ka qenë lojtari më i rëndësishëm i ndeshjes mes Tiranës e Rahovecit, ku vendasit kanë shënuar fitore duke i mposhtur vreshtarët 79-74.
Hysenagolli në këtë ndeshje ka luajtur me double-double prej 24 pikëve dhe 18 kërcimeve, duke shtuar në llogari të tij edhe 4 asistime e një top të rrëmbyer.