TEUTA - PEJA

Peja fiton pa Dardan Berishën, mposhtë Teutën
24 October, 2021 @20:32
Peja ka triumfuar në ndeshjen e parë në Ligën Unike, duke e mposhtur Teutën me rezultat 73-82.
Skuadra pejane në këtë ndeshje luajti pa super yllin Dardan Berisha, por mungesa e tij nuk është vërejtur aspak, ngase në çdo çerek Peja e ruajti epërsinë dhe arriti fitoren në ndeshjen e parë.
Henrik Sirko shkëlqeu me me 22 pikë, 11 kërcime e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Stephen Maxell me 22 pikë gjithashtu dhe Arian Qallaku me 17 pikë, 9 kërcime e 5 asistime.
Te Teuta u veçuan Mitchell Pelissier me 18 pikë e 8 asistime dhe Cameron Satewhite me 16 pikë e 8 kërcime.
Në xhiron e dytë Peja përballet me Yllin, derisa Teuta me Rahovecin.