NEW BASKET - MH PRISHTINA

FOTO / Valon Ibraj
Fituesi caktohet pas 3 vazhdimeve, Hazeri shkëlqen me 40 pikë
26 October, 2021 @9:51
Ndeshja hapëse e xhiros së tretë në Ligën e Parë, është luajtur me ndeshjen në mes të New Basketit dhe Marigona Hill Prishtinës.
Për ta caktuar fituesin në këtë ndeshje , janë nevojitur të luhen tre vazhdime, derisa skuadra vendase New Basket e mposhti kundërshtarin me rezultat 141-128.
Hajriz Hazeri shkëlqeu me 40 pikë, 5 asistime e 3 topa të rrëmbyer, kurse u ndihmua edhe nga Egzon Kuçi me 33 pikë e 7 kërcime dhe Jamesio Rhine me 20 pikë, 29 kërcime e 6 asistime.
Te Marigona Hill Prishtina u veçuan Gent Shala me 34 pikë e 24 kërcime, Arbnor Haliti me 32 pikë dhe Eliot Peci me 22 pikë e 10 asistime.
New Basket me 2 fitore e 1 gjendet në krye të tabelës me një ndeshje më shumë, kurse MH Prishtina ende nuk u njoftua me fitore.
Në xhiron tjetër New Basketi do të takohet me Dardanët, derisa MH Prishtina me Feronikelin.