RAHOVEC

Cavon Baker, lojtar i ri i Rahovecit
27 October, 2021 @12:14
Nisin përforcimet e paralajmëruara te Rahoveci, ndërsa i pari është Cavon Baker, ka bërë të ditur sot klubi i vreshtarëve.
Basketbollisti amerikan, që karakterizohet me shpejtësinë e tij në lëvizje dhe depërtimet, vjen nga ekipi NCAA i Saint Peter’s.
Baker është 185 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 1 dhe 2, ndërsa është amerikani i pestë që regjistrohet te Rahoveci këtë edicion.
Përndryshe Rahoveci nuk ka nisur mirë këtë edicion në Superligë. Ekipi i vreshtarëve ka shënuar një fitore të vetme këtë edicion dhe atë ndaj skuadrës dukshëm më të dobët në ligë, Dritës.
Stinorin e nisën me trajnerin grek Fotis Takianos, ndërsa pas largimit të tij ekipin po e drejton ish trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra.
Bilansi i Rahovecit në Superligë pas shtatë xhirove të zhvilluara është 1-6. Ndërsa kanë nisur me humbje edhe Ligën Unike.