FIBA EUROPE CUP: GROUP I
Prishtina para debutimit në fazë të dytë
10 December, 2018 @12:24
Skuadra e Prishtinës është dy ditë para debutimit në fazën e dytë të garave në FIBA Europe Cup, arritje kjo e parë për një ekip nga Kosova.
Basketbollistët e drejtuar nga Damir Mulaomerovic do të jenë mysafirë të S.Oliver Wurzburgut në Gjermani më 12 dhjetor 2018 në përballjen që nis në ora 19:00.
Ekipi gjerman në radhët e saja ka një ish basketbollist të Prishtinës. Ai është playmakeri amerikan i shpejtë, Jordan Hulls.
Hulls është aktualisht lojtari i dytë me mesatare më të mirë të koshave të shënuara në ekipin gjerman: 12.8 pikë për ndeshje, 25 minuta për ndeshje, dhe 3 asistime për ndeshje.
Wurzburg ka fituar Grupin A, ndërsa Prishtina ka qenë e dyta në Grupin E - në fazë të parë të garave të FIBA Europe Cup. Sikurse Wurzburg, edhe Prishtina ka përfunduar fazën grupore me bilanc 4-2.
Në duelin tjetër të Grupit I ku bën pjesë Prishtina takohen Szolonski Olaj (HUN) - Pinar Karsiyaka (TUR) (12 dhjetor, 18:00).