KB PRISHTINA
Prishtina përforcohet me fundor amerikan
14 September, 2018 @16:05
Divine Myles është përforcimi i radhës te KB Prishtina.
Basketbollisti në fjalë është 21-vjeçar, 180 cm i gjatë, dhe luan në pozitën e fundorit.
Para se të kalonte te Prishtina, Myles ishte pjesë e kolegjit Stentson (NCAA), derisa në sezonin e fundit atje luajti 31 ndeshje, me mesatare prej 16,8 pikëve, 4,5 kërcimeve dhe 4,2 asistimeve për ndeshje.
ORARI I NDESHJEVE TË SUPERLIGËS
Kujtojmë që para se të fillojnë ndeshjet e Superligës, Prishtina fillimisht do të përballet me Bashkimin në ndeshjen e Superkupës së Kosovës këtë fundjavë, saktësisht të dielen me fillim nga ora 17:00.