Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FERIZAJI TE PRISHTINA

Prishtina rrëmben dyshen e dalluar të Ferizajit

Prishtina rrëmben dyshen e dalluar të Ferizajit


13 June, 2023 @19:01

Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina ka arritur që të sigurojë dyshen e dalluar të Ferizajit gjatë pjesës pranverore të stinorit 2022/23. Mesfushori qendror Drilon Islami dhe futbollisti ofanziv Albin Krasniqi janë lojtarë të Prishtinës, pasi që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e Ferizajit në Ligë të Parë.

Një fotografi e shkrepur me drejtorin e Prishtinës Driton Krasniqi, që kishte përqafuar dyshen Islami dhe Krasniqi ka mbyllur gjithë muhabetin lidhur me të ardhmen e futbollistëve në fjalë që ndërrojnë qytetin, por jo edhe ngjyrat e fanellave, pasi që do të vazhdojnë të jenë bardhekaltër.

Driloni është 22-vjeçar dhe ka regjistruar 15 paraqitje duke shënuar një gol me Ferizajin në stinorin që e lamë pas, ndërsa Albini 23-vjeç në 23 paraqitje me ferizajasit ka dhënë 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.◼️


 
Të gjitha lajmet nga