PRISHTINA
Prishtina si në stërvitje
19 October, 2013 @21:53
Sigal Prishtina po vazhdon me formën e saj të mirë. Bardhekaltërit pas fitores historike ndaj Kumanovës në Ballkan Ligë, kësaj radhe e mposhtën me lehtësi ekipin e Besës.
Pejanët vetëm në çerekun e parë ishin deri diku rivalizues për Prishtinën, derisa kjo e fundit u shkëput në rezultat në çerekun e dytë dhe më pas e mbajti atë deri në fund të takimit.
Më i dalluari në ndeshje ishte qendra K’Zell Wesson, i cili luajti me double-double duke realizuar 19 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa më së shumti u ndihmua nga kapiteni prishtinas, Edmond Azemi, me 15 pikë.
Në anën tjetër, Kevin Dukes dhe Dimitry Sviridov, të cilët shënuan nga 13 pikë, së bashku me bashkëlojtarët e tyre, mbetën larg pritjeve të trajnerit Boris Kurtovic.
Kjo është fitorja e katërt e Prishtinës në po aq ndeshje në Superligë, kurse Besa vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa shënuar fitore.
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | K'Zell Wesson | 19 pikë | 13 kërcime | 4 bllokada |
2 | Edmond Azemi | 15 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Tay Waller | 11 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
4 | Dardan Berisha | 10 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
5 | Blerim Mazreku | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Aurimas Kieza | 7 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Alban Veseli | 7 pikë | 1 kërcim | |
8 | Muhamed Hasani | 5 pikë | 1 kërcim | |
9 | Fisnik Rugova | 4 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
10 | Kendrick Jones | 4 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Besa
1 | Kevin Dukes | 13 pikë | 2 asistime | |
2 | Dimitry Sviridov | 13 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Sami Hajzeri | 11 pikë | 3 kërcime | |
4 | Art Hajdari | 7 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | David King | 6 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Quentin Demeritte | 5 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
7 | Beqë Kovaqi | 4 pikë | 2 kërcime | |
8 | Arian Qallaku | 1 pikë | 1 kërcim |