SPANJOLLI
Orfila arrin nesër, shkruan Viva Trepça!
18 October, 2013 @21:30
Transferi i fundit i mitrovicasve, Jan Orfila, ka bërë të ditur se nesër do të arrijë në Kosovë.
Qendra e re e Trepçës, që do të jetë spanjolli i parë në palestrat kosovare, kështu ka shkruar në profilin e tij të rrjetit social Facebook, duke u bërë të ditur adhuruesve se do të aterojë nesër në Kosovë.
“Do të arrijë nesër! Viva Trepça,” ka shkruar ai në llogarinë e tij.
Orfila ka refuzuar oferta nga disa vende tjera për të ardhur në Kosovë, ka bërë të ditur portali spanjoll Menorca.
Trepça nesër do të ndeshet ndaj Dritës në Gjilan.