Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRIZREN

Prishtina s’lejon më befasi

Prishtina s’lejon më befasi


1 May, 2016 @20:41

Sigal Prishtina ka treguar fytyrën e vërtetë të saj sonte. Bardhekaltërit kanë mposhtur Bashkimin për herë të dytë në seri, për të marrë epërsinë 2-1 në serinë gjysmëfinale të Play-Offit dhe për t’iu afruar finales së madhe edhe më.

Basketbollistët e drejtuar nga Antonis Consntatinides kanë pasur një paraqitje krejt tjetër në krahasim me atë të ditëve më parë, kur lanë portokallezinjtë me 6 lojtarë t’i mposhtin.

SKEMA E PLAYOFFIT

Sonte, Prishtina në çdo çerek ka shtuar avantazhin e saj gjatë ndeshjes për të shkuar në fund në mënyrë komode dhe për të siguruar fitoren.

Dardan Berisha dhe Jason Washburn kanë qenë më efikasit sonte te kampionja aktuale e Kosovës.

Berisha ka shënuar 25 pikë, 7 asistime dhe 4 kërcime në fitore, ndërsa Washburn 23 pikëve të tij i ka shtuar edhe 6 kërcime.

Te Bashkimi, Granit Rugova ka luajtur me 16 pikë e 3 asistime, Theron Bussey me 15 pikë e 7 kërcime, ndërsa qendra Endrit Hysenagolli ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 14 pikëve e 18 kërcimeve.

Seria tash bartet në Prishtinë dhe ekipi që i pari arrin 3 fitore kualifikohet në finale ku i pret Peja.



Statistikat ekipore

Bashkimi Sigal Prishtina
Çereku i parë 15 23
Çereku i dytë 13 20
Çereku i tretë 12 18
Çereku i katër 18 17
Kërcime 37 36
Asistime 12 24
Bllokada 1 6
Topa të vjedhur 2 7
Topa të humbur 15 9
Tentime për tre pikë 6/23 5/17
Tentime nga loja 19/62 32/67
Tentime nga gjuajtjet e lira 14/18 9/13


Statistikat individuale te Bashkimi

1 Granit Rugova 16 pikë 3 asistime 2 kërcime
2 Therron Bussey 15 pikë 7 kërcime 1 asistim
3 Endrit Hysenagolli 14 pikë 18 kërcime 2 asistime
4 Rokas Uzas 10 pikë 6 kërcime 4 asistime
5 Qëndrim Biraj 3 pikë 2 kërcime -
6 Imer Tahiri 0 pikë 2 asistime 2 kërcime


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 25 pikë 7 asistime 4 kërcime
2 Jason Washburn 23 pikë 6 kërcime 3 bllokada
3 Andrew Warren 11 pikë 5 kërcime 3 asistime
4 Gerti Shima 6 pikë 7 kërcime 2 asistime
5 Stanimir Marinov 6 pikë 3 topa të vjedhura 2 kërcime
6 Gazmend Sinani 4 pikë 2 asistime 1 kërcim
7 Edmond Azemi 2 pikë 3 kërcime 1 asistim
8 Thomas Massamba 1 pikë 2 kërcime -
9 Willie Kemp 0 pikë 9 asistime 6 kërcime

 
Të gjitha lajmet nga