NË KRYEQYTET

Prishtina zyrtarizon playin, Dachon Burke
24 September, 2021 @16:11
Skuadra e Prishtinës para pak çastesh ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në ekip, Dachon Burke.
Amerikani i lindur më 1997 do të jetë përforcim i radhës i bardhekaltërve, ndërsa luan në pozitën e playmakerit.
Ai ka qenë pjesë e ekipeve të kolegjeve amerikane dhe me 193 centimetrat e tij pritet t’i sjellë forcë shtesë skuadrës së Prishtinës në kampionat dhe BIBL.
Burke vjen nga Orange New Jersey dhe kjo besohet të jetë përvoja e parë e tij në basketbollin tejoqeanik.